“Është luftë hibride”, Rama: Ata që vijnë poshtë PS me librin e shtëpisë sime, si çakejtë e Agimit të Artë

3 Qershor 2026 | 13:02

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë se është i gatshëm të bisedojë me protestuesit e ditës së parë për Zvërnecin të cilët siç tha duken vërtetë të interesuar për mjedisin, ndërsa i cilësoi protestuesi e ditëve në vijim të ngjashëm me ekstremistët e Agimit të Artë në Greqi.

Rama tha se ajo që po ndodh është luftë hibride, ku sipas tij çështjet e ambientit shfrytëzohen për shkak të ndjeshmërisë së tyre për të nxitur qëndrime kundër zhvillimit.

“Ata që vijnë me librin e shtëpisë sime si çakejtë e Agimit të Artë në Greqi janë subjekt i vetëm për Zotin dhe Zoti i faltë. Kush nuk ka kuptuar akoma këtë…Dihet botërisht sepse për këtë jemi të respektuar edhe brenda NATO-s, kemi një nga mbrojtjet më të forta kundër terrorit kibernetik dhe kemi një pasqyrë shumë të fortë se nga vijnë e ku shkojnë, por ky është një territor i luftës hibride që zhvillohet që ka ardhur edhe në vendin tonë. Janë të panumërta burimet e botës demokratike sesi kanë nxjerrë raporte e studime sesi forcat kundër BE dhe kundër vendeve që i duan nën sqetull, organizojnë, nxisin dhe orkestrojnë situata të kësaj natyre duke përdorur çështjet e ambientit që ka sensibilitet shumë të madh dhe bashkohen vëllezërit e Agimit të Artë dhe orkestrohen ustallarë si ata në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, me qasje atdhedashurie ndaj natyrës që ndihen të lënduar. Nuk ka fare dyshim që kjo luftë do të mbarojë dhe gjithkush do të marrë atë që i takon, Shqipëria dhe shqiptarët do të marrin atë që u takon për të rritur ekonominë”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026