Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

4 Qershor 2026 | 11:36

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë diskutimeve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj kritikave të opozitës dhe veçanërisht kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Balla është përgjigjur edhe mbi investimin në Zvërnec, duke theksuar se projekti do realizohet, duke qenë një mundësi shumë e mirë për Shqipërinë.

“Ju nuk mund të jeni i ftuar në ditëlindjen e PS as në Vlorë. Ju kemi mundur 15 herë. Me Edi Ramën ju kemi mundur 8 herë rresht. Do të ju mundim edhe në 2029, ndaj diversionin tënd se kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje…Populli i Vlorës është kryeqyteti i PS, për Artur Shehun pyet këtë… Merreni me qetësi, siç ju kemi mundur, do vazhdojmë t’ju mundim. Bëni mirë që të vini mend se nuk po ju kupton askush. Zotëria del dhe thotë; mbështesim investimin. Gjë që tregon kulturë shtetërorë. Sa i përket investimit në Zvërnec, ai investim do të realizohet pasi Shqipëria nuk e ka shansin dhe luksin të humbasë këtë investim. Është investim strategjik, do ta vendosë Shqipërinë në ligën e Kampioneve të Turizmit. Ata që dalin kundër investimit, janë kundër Shqipërisë”, tha Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026