Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Deputeti i PS, Ardit Bido, i është drejtuar opozitës në Kuvend me tone të forta, duke u thënë se për çështjen e protestës së Zvërnecit ata nuk kanë reaguar, deri sa panë se çështja kishte ndjeshmëri publike.
“Në 30 maj ku ishin këta të rreshtave? Mos kishin ndonjë drekë? Si nuk folët? Ju të partisë së opozitës, ju të partive të vogla që nuk lini rast? Ju, teatri, ku ishit? Pse u kujtuat të nesërmen kur pati sentiment publik? Kush doli dhe foli sot?
Këta që dolën në 1 maj, doli dhe foli një kolege që e kam dhe mike, është ajo që dilte në Borsh me flamurin e Spiro Milos dhe kërkonte vota për Belerin. Ku ka luftë më hibride sesa kjo? Kur shihni që qytetarët reagojnë, atëherë kërkoni të fitoni pikë politike. Jeni të pabesueshëm, jeni hipokritë”, tha Bido.
Klevis Balliu Bidos iu përgjigj Bidos duke thënë se e vetmja arsye pse PS foli këtë hertë është se doli videoja dhe “u përpoqën të fshihnin krimin e tyre”.
“Këta që dalin dhe na janë habitur, kanë 14 vite që dhunohen qytetarët nëpër protesta, ka 14 vite që policia është përdorur për të sulmuar qytetarët nëpër protesta dhe nuk ua ka prishur. Arsyeja pse folët kësaj here është se ju doli videoja dhe u përpoqët të fshini krimin tuaj”, tha Balliu.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë