FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
4 Qershor 2026 |
19:03
Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”.
Mesazhi i përcjellë në pankartë është i drejtpërdrejtë dhe lë pak hapësirë për negociata. Protestuesit theksojnë se nuk kërkojnë dialog për çështjet e ngritura, por zbatim të disa kërkesave konkrete që, sipas tyre, duhet të plotësohen.
Në pankartë renditen pesë kërkesa kryesore:
- Dorëheqja e të gjithë qeverisë.
- Shfuqizimi i statusit dhe i kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë.
- Shfuqizimi i Paketës së Maleve.
- Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.
- Anulimi i ndryshimeve në ligjin e trashëgimisë kulturore.
Pankarta mban sloganin: “Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta”, duke reflektuar qëndrimin e protestuesve përballë institucioneve dhe kërkesën e tyre për marrjen e masave konkrete mbi pikat e listuara.
Lajme të Sugjeruara
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë