Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

4 Qershor 2026 | 19:25

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë, të cilët kërkojnë anulimin e projektit.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe babai i Martin Canit, Engjëll Cani, i cili mban në duar një pankartë ku shkruan: Narta, Zvërneci, arsimi, oligarkët, mjedisi, politika, krimi, infrastruktura, nafta, shëndetësia, Martini, Klodi,  Rrjolli, Thethi, Jonarda, Arditi”.

Ndërkohë, me flamuj dhe pankarta në duar, protestuesit janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026