Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

4 Qershor 2026 | 20:24

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën e tyre njerëzore ndaj efektivëve të policisë ndërsa këtë të enjte kanë kryer edhe një gjest të veçantë.

Protestuesi shihet teksa u jap lule të kuqe dhe të bardha efektivëve të policisë të cilët janë vendosur kordon para ambienteve të Kryeministrisë. Ky gjest vjen në shenjë solidariteti për policin e vrarë.

Policët nuk e refuzuan dhuratën e protestuesit teksa i janë përgjigjur me një buzëqeshje e më pas janë rikthyer në detyrë. Lulen e mbajnë në duar pas shpine teksa vijojnë detyrën e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026