Ambasada amerikane: SHBA po detyrohet ta rishqyrtojë rolin e vet në Bosnje
Shtetet e Bashkuara po detyrohen ta rishqyrtojnë rolin e vet në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e pavendosmërisë evropiane dhe dështimit të Këshillit për Zbatimin e Paqes në Bosnje (PIC) për t’i përmbushur përgjegjësitë e veta, pasi ata nuk arritën ta emëronin një përfaqësues të ri ndërkombëtar për vendin e Ballkanit të enjten, tha Ambasada amerikane në Sarajevë.
Në një reagim të premten, ajo tha se delegacioni amerikan “u përpoq të arrinte një pajtueshmëri rreth një vizioni të përbashkët dhe kandidatit shumë të kualifikuar të Italisë, diplomatit me përvojë, ambasadorit Antonio Zanardi Landi”.
“Sekretari [i Shtetit Marco] Rubio e përshkroi kandidatin italian para Kongresit si ‘një zotëri për të cilin ne mendojmë se do të bënte një punë të mirë duke ndihmuar në sigurimin e njëfarë stabiliteti për atë pozitë’”, shkroi Ambasada amerikane.
Ajo shtoi se SHBA-ja është e “zhgënjyer” nga dështimi i vendeve evropiane për të arritur pajtueshmëri gjatë mbledhjes së PIC-it për të zgjedhur përfaqësuesin e ri të lartë në Bosnje.
“Pavendosmëria evropiane dhe heqja dorë e PIC-it nga përgjegjësia e vet ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës po i detyrojnë Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë rolin e tyre në praninë aktuale ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha ajo.
Pavarësisht pritjeve që Bosnja ta kishte në fillim të qershorit përfaqësuesin e nëntë të lartë, kjo nuk ndodhi.
Mbledhja dyditore e PIC-it, organ që vendos për drejtuesin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, OHR, nuk solli rezultat.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 11:20 Në të njëjtin orar në Vlorë, protesta për Zvërnecin, tubimi i PD-së dhe takim i PS-së me Ramën
- 11:14 Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:05 Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim
- 11:01 Plagosja me armë në Vlorë, zbardhet ngjarja: Dyshohet se 37-vjeçari u vetëplagos
- 10:47 Ministri i Financave jep shifrat: Të ardhurat në rritje, mbi 8 mijë biznese të reja në katër muaj
- 10:46 Rrëshqitje e madhe dheu në Kodër Currila, rrezikohet pallati, banorët largohen nga banesat