Ministri i Financave jep shifrat: Të ardhurat në rritje, mbi 8 mijë biznese të reja në katër muaj
Ministri i Financave, Petrit Malaj, doli këtë të premte në një konferencë për shtyp, ku prezantoi ecurinë e të ardhurave në nivel qendror dhe vendor për katërmujorin e parë të vitit 2026.
Sipas Malajt, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është regjistruar një rritje dyshifrore prej 11%.
“Në terma monetarë, rritja është 133 miliardë lekë, ose rreth 1.4 miliardë euro më shumë xhiro e deklaruar. Kjo rritje mbështetet kryesisht nga sektori i shërbimeve, i cili është rritur me 24.5%”, deklaroi ministri.
Sipas tij, rritje kanë shënuar edhe sektorët e ndërtimit dhe tregtisë, ndërsa gjatë periudhës janar-prill 2026 janë regjistruar 8.070 biznese të reja, ose 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Malaj bëri të ditur se të ardhurat e administratës tatimore arritën në 275.8 miliardë lekë në fund të prillit, ose 302 milionë euro më shumë se në katërmujorin e parë të vitit 2025.
Ndërkohë, të ardhurat totale nga tatimet dhe doganat kapën vlerën e 172.7 miliardë lekëve, me një rritje prej 5.4% krahasuar me vitin e kaluar.
“Rritja tregon se bizneset po gjenerojnë gjithnjë e më shumë aktivitet ekonomik, por edhe se ka një menaxhim më të mirë tatimor dhe doganor”, u shpreh ministri.
Edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore shënuan rritje, duke arritur në 66.8 miliardë lekë, ose 12.5% më shumë se një vit më parë.
Sa i takon inflacionit, Malaj tha se Shqipëria vijon të ketë një nga normat më të ulëta në rajon dhe më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, duke e cilësuar këtë si tregues të stabilitetit makroekonomik dhe ruajtjes së fuqisë blerëse të qytetarëve.
Për procesin e rivlerësimit të pronave, ministri bëri me dije se gjatë muajve mars-prill 2026 në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 3.9 miliardë lekë.
Ndërsa të ardhurat e pushtetit vendor arritën në 17.2 miliardë lekë, ose 11.2 miliardë lekë më shumë krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2025.
Sipas Malajt, ndikimin kryesor e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë, e cila ka gjeneruar 11.08 miliardë lekë të ardhura. Bashkitë që kanë përfituar më shumë nga kjo taksë janë Tirana, Vlora, Himara dhe Saranda.
“Ky zhvillim reflekton ritmin e lartë të investimeve në ndërtim, veçanërisht në zonat turistike dhe ato urbane”, tha ministri.
Ai shtoi se shpenzimet vendore janë rritur me 17.1 miliardë lekë në total, ndërsa shpenzimet kapitale janë rritur me 31%, ose 2.23 miliardë lekë. Sipas tij, bashkitë me realizimin më të lartë të investimeve janë Kukësi, Durrësi, Kamza dhe Vora.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 12:56 Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi
- 12:51 Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë
- 12:43 Vrasja e policit në Maliq, Berisha: Enea Mekolli dy herë hero, vrasësi i tij financohej
- 12:43 Ryshfet për vota, policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
- 12:29 Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit mes duartrokitjesh (VIDEO)
- 12:25 Rama pyetet për Zvërnecin në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: S’ka projekt të miratuar, pas protestave elementë iranianë