Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, gjykata vendos ndalimin e transmetimit të seancave në media

5 Qershor 2026 | 11:29

Ka nisur seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Të dy po përballen me procesin në themel, ndërsa paralelisht me zhvillimet brenda sallës së gjyqit, jashtë ambienteve të Gjykatës janë mbledhur edhe mbështetës të Metës, të cilët kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallë gjatë seancës.

Gjyqtari Erion Bani ka vendosur mospraninë e medias në seancat gjyqësore, ndërsa prania e saj do të lejohet vetëm në momentin e shpalljes së vendimit përfundimtar. 

Gjykata në seancë ka pyetur Ilir Metën për gjeneralitetet e tij, ku ai është përgjigjur: “Adresa aktuale ime është tek 313”.

Avokati Kujtim Cakrani ka deklaruar në sallën e gjyqit se do të dëshironte praninë e kamerave, duke e cilësuar këtë si një kërkesë publike.

“Javën e kaluar kam bërë kërkesë për kafazin e qelqtë. E kam adresuar edhe në ambasada në Shqipëri dhe institucione të tjera. Ju nuk e pranuat dhe mirë keni bërë, sepse GJKKO ka një praktikë që e përdor vetëm kur ka interes të saj. Ky është problem i gjykatës”, u shpreh ai.

Ai shtoi gjithashtu se një ditë më parë është bërë kërkesë nga KSHH dhe KLGJ, e mbështetur në konventa europiane, për heqjen e kafazit të qelqtë.

“Jashtë janë qindra qytetarë, familjarë dhe kolegë që presin. Edhe KSHH ka kërkuar heqjen e kafazit. Na jepni një përgjigje që të nisim procesin gjyqësor”, tha Cakrani.

Ndërkohë, Ilir Meta deklaroi në seancë:

“Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, kërkoj të rishikohet çështja e transmetimit live. Nuk kam dyshim se rastet që përmendni janë ashtu siç thoni ju, por edhe ne kemi paraqitur bazat tona ligjore.”

Ai shtoi se sipas tij, një raport i OSBE-së tregon se shumica e mediave në vend janë të ndikuara.

“Nuk shoh asnjë arsye që ky proces të mos jepet live. Publiku duhet të informohet”, tha Meta.

Sa i përket kafazit të qelqtë, ai u shpreh se çështja nuk e shqetëson personalisht, por sipas tij është një problem parimor për të gjithë të pandehurit.

“Kërkesa ime e parë lidhej me funksionin që kam pasur, ndërsa kjo e dyta nuk lidhet me funksionin tim, por me çdo të pandehur që nuk paraqet rrezikshmëri”, u shpreh Meta.

SPAK e lë në dorë të gjykatës nëse Meta do të qëndrojë në kafaz apo jo ndërsa gjykata është tërhequr për t’u shprehur lidhur me kërkesat e paraqitura gjatë seancës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore

Pas më shumë se një ore në dhomë këshillimi, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur rrëzimin e kërkesës që...
13:38 | 05/06/2026

Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me Kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, teksa ndodhen në Tivat, Mal të Zi, në kuadër...
12:56 | 05/06/2026

Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një rast të tentativës për trafikim të pjesëve të armëve të zjarrit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë,...
12:51 | 05/06/2026