Aksidentohet autobusi në Tiranë, raportohen të plagosur

5 Qershor 2026 | 16:52

Një autobus i transportit publik është përfshirë në një aksident paraditen e kësaj të premteje në afërsi të Gjykatës së Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një autobus i linjës së Unazës. Si pasojë e përplasjes, disa prej udhëtarëve kanë pësuar dëmtime të lehta nga impakti.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit, ndërsa burimet paraprake bëjnë me dije se nuk ka persona të plagosur rëndë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka hedhur poshtë protestat në rritje kundër një resorti luksoz të planifikuar si një fushatë të ngarkuar politikisht të...
18:04 | 05/06/2026

FOTOLAJM/ Edi Rama publikon foton e fundit nga Mali i Zi me Kancelarin Friedrich Merz

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar këtë të enjte një foto me Kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merz në Tivat, në Mal të Zi, gjatë...
17:42 | 05/06/2026

Protestat për Zvërnecin, Rama: Është një luftë hibride. Po përdoret si armë nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit

Kryeministri Edi Rama në një intervistë Euronews ka folur lidhur me protestat në vend për projektin në Zvërnec. Ai u pyet lidhur me projektin prej...
16:45 | 05/06/2026