Rama: Projekti për Zvërnecin nuk është ide e re, është deklaruar që gjatë fushatës
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorët e Zvërnecit ka deklaruar se investimi në atë zonë nuk është një ide e re, por një angazhim i thënë që gjatë fushatës elektorale. Ai theksoi se zhvillimi i zonës do të realizohet përmes investimeve private.
Rama shtoi se një investitor i madh kanadez kishte shprehur interes për të investuar në Shqipëri që kur ai ishte në opozitë, por ishte tërhequr për shkak të disa pakënaqësive në atë kohë.
“Zvërneci nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë që do bëjmë një gjë të tillë. Do e bëjmë me investime private. Unë isha në Tivat. Tivati ka qenë vendi më i pazhvilluar i Malit të Zi. 10 mijë banorë që nuk shkonin turistë. Papunësi, iknin të gjithë rinia nga Tivati dhe fati që duhet ta kapte Shqipëria, se një investitor i madh kanadez erdhi në Shqipëri, dhe ka ardhur në periudhën që ishim në opozitë. I kërkuan pjesën dhe ai u pataks”, tha kryeministri.
Mes shumë të tjerash, Rama ka theksuar gjithashtu se ndërtimi në këtë zonë ka ardhur pas një marrëveshje mes investitorëve dhe privatëve. Ai theksoi se pronarët privatë merren vesh privatisht me investitorët dhe vendosin ata. Kryeministri shtoi se për pronë private nuk vendos as qeveria e as protestuesit.
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng