Revolucioni i Flamingove, pankartat e protestuesve në Bulevard ditën e gjashtë

5 Qershor 2026 | 19:06

Sot është dita e gjashtë radhazi që bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga qytetarë që po protestojnë në qendër të kryeqytetit.

Në zonën e protestës ka pankarta të shumta të mbajtura nga qytetarët, ku shihen mesazhe që synojnë të distancojnë tubimin nga politika, si “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Edi Rama dorëhiqu”.

Mes pankartave janë shfaqur edhe thirrje me karakter social dhe ekonomik, përfshirë “Atdheu nuk është në shitje”, “Toka është e maskarenjve por Atdheu i shqiptarëve”, “2000 euro metri katror, 600 euro qeraja, 700 euro paga”.

Gjithashtu nuk mungojnë edhe slogane më të ashpra ndaj klasës politike, si “Ju jeni hajdutë”, “Di gjë ka ilaç kundër helmit të gjakpirësve” dhe “Shoqëria është e jona”.

Protesta vijon të mbahet në bulevard, ndërsa qytetarët theksojnë praninë e tyre të vazhdueshme përmes pankartave dhe mesazheve të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

(VIDEO) Tension në Sheshin e Flamurit në Vlorë, punonjësit e sigurisë i grisin pankartën qytetares

Sheshi i Flamurit në Vlorë është mbushur me simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë pritur kryeministrin Edi Rama pasi mbylli mbledhjen me banorët e...
19:55 | 05/06/2026

Tjetërsimi i pronave, Rama zbulon skandalin në jug të Shqipërisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte po zhvillon një takim me banorët e Zvërnecit, lidhur me investimin që do të bëhet në këtë territor. Rama...
19:12 | 05/06/2026

Del dhe Korça në protestë, qytetarë të shumtë mblidhen në bulevard

Edhe Korça ka dal këtë të premte në protestën lokale të thirrur për atë që nisi kundra projektit në Zvërnec dhe që në median ndërkombëtare...
18:53 | 05/06/2026