(VIDEO) Tension në Sheshin e Flamurit në Vlorë, punonjësit e sigurisë i grisin pankartën qytetares

5 Qershor 2026 | 19:55

Sheshi i Flamurit në Vlorë është mbushur me simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë pritur kryeministrin Edi Rama pasi mbylli mbledhjen me banorët e Zvërnecit. Ai është mirëpritur me anë të një koncerti.

Ajo çfarë u vu re është teksa mes të gjithë simpatizantëve, punonjësit e sigurisë kanë grisur pankartën një qytetareje e cila mbështet protestën kundër investimit në Zvërnec.

Siguria nuk e ka lejuar më tej qytetaren të vazhdojë thirrjen e saj, duke krijuar tension mes punonjësve dhe personave të ardhur në festën e PS-së në sheshin e Flamurit.

Qytetarja në fjalë përlotet dhe shprehet se nuk po bënte asgjë. Ajo shton se po mohoet e drejta e fjalës së lirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E reja shtatzënë në protestë: Jam këtu për vajzën time dhe për të ardhmen e Shqipërisë

Një qytetare shtatzënë ka përcjellë një mesazh emocionues gjatë protestës së zhvilluar në bulevard kundër projektit që ka nxitur debat dhe reagime të shumta publike....
20:31 | 05/06/2026

Rama nga Vlora: Një investim transformoi Tivatin, pret 5 milionë turistë në vit. Shqipëria i mbylli derën

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të premte po vijon takimin në Vlorë në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste. Rama lidhur me investimet që...
20:21 | 05/06/2026

Gjendet vajza e vogël e cila humbi mes turmës së protestuesve në Tiranë

Një fëmijë i vogël u raportua të ketë humbur mes turmës së madhe me protestues të cilët që prej orësh 18:00 po protestojnë para Kryeministrisë...
19:11 | 05/06/2026