Mehdi Malkaj apel qytetarëve nga protesta: Të qëndrojmë në këmbë dhe të reagojmë

5 Qershor 2026 | 20:29

Aktori i njohur shqiptar Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim me tone emocionale gjatë një proteste qytetare, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit dhe të reagojnë ndaj qeverisë.

Mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve, Malkaj iu drejtua qytetarëve kudo që ndodhen, duke theksuar nevojën për solidaritet dhe angazhim qytetar.

“O njerëz, kudo që jeni, ejani këtu sepse këtu ka dashuri pa hesap. Më tha dikush kur ishte muhabeti i teatrit që Rama e ka ndarë mendjen ta prishë, i thashë: përse nuk e ndan edhe ti mendjen të mos e prishë. Nëse ai e ka ndarë mendjen se do rrijë ende, mjerë ai. Populli është fshirë barkaz dhe mbi kurrizin e tyre kanë fshirë qelbsirllëqet pushtetarët, ndaj duhet të qëndrojmë në këmbë e të fshijmë ne këpucët në kurrizin e tyre”, u shpreh ai.

Fjalimi i aktorit u prit me reagime nga protestuesit e pranishëm, ndërsa ai përsëriti thirrjen për pjesëmarrje dhe mobilizim qytetar. Protesta u zhvillua në kuadër të kundërshtimeve ndaj politikave të qeverisë dhe kërkesave për ndryshim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori amerikan në BE: Trump ‘ende i zhgënjyer’ me NATO-n për shkak të Iranit

Ambasadori i SHBA-së në BE, Andrew Pudzer, thotë se aleatët e NATO-s bënë një “gabim të madh” që nuk ndihmuan SHBA-në në luftën në Iran....
20:49 | 05/06/2026

Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka hedhur poshtë protestat në rritje kundër një resorti luksoz të planifikuar si një fushatë të ngarkuar politikisht të...
18:04 | 05/06/2026

FOTOLAJM/ Edi Rama publikon foton e fundit nga Mali i Zi me Kancelarin Friedrich Merz

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar këtë të enjte një foto me Kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merz në Tivat, në Mal të Zi, gjatë...
17:42 | 05/06/2026