Autori i disa vjedhjeve në Himarë, arrestohet 37-vjeçari

7 Qershor 2026 | 11:14

Policia e Himarës ka vënë në pranga këtë të diel një 37-vjeçar, pasi dyshohet se është autori kryesor i disa vjedhjeve të konstatuara në Himarë.

Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë A. A., 37 vjeç, i cili vidhte në banesa, dyqane, markete dhe objekte kulti, duke marrë shuma parash dhe sende me vlerë.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të provave, administrimit të pamjeve filmike dhe kryerjes së veprimeve të shumta procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësi”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. A., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë periudhës janar–qershor 2026, në zonat Dhërmi, Qeparo, Kuç dhe Himarë.

Nga hetimet ka rezultuar se ai ka vjedhur në banesa, dyqane, markete dhe objekte kulti, shuma parash dhe sende me vlerë, në këto zona të Bashkisë Himarë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera gjatë kësaj periudhe, për të cilat 37-vjeçari dyshohet si autor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shiste kokainë dhe heroinë në ambient e “PlayStation” ku punonte, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “PlayStation”, duke arrestuar një 20-vjeçar i cili dyshohet se shiste lëndë narkotike në ambientin ku ishte i...
13:06 | 07/06/2026

Zhduket i riu në Tiranë, kërkimet për 34-vjeçarin vijojnë prej katër ditësh

Një 34-vjeçar është raportuar i zhdukur në Tiranë, pasi prej katër ditësh nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Eglant...
12:58 | 07/06/2026

Ishte denoncuar i humbur, gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku

Flamur Kolmarku, ish-efektiv i Gardës, është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Mat, në fshatin Zenisht të Bashkisë Mat, mëngjesin e kësaj të diele....
12:10 | 07/06/2026