Shiste kokainë dhe heroinë në ambient e “PlayStation” ku punonte, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

7 Qershor 2026 | 13:06

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “PlayStation”, duke arrestuar një 20-vjeçar i cili dyshohet se shiste lëndë narkotike në ambientin ku ishte i punësuar.

Sipas policisë, shtetasi D. M., 20 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogës brenda një ambienti “PlayStation”-i, ku ofronte shërbime dhe njëkohësisht shpërndante doza narkotikësh.

Nga hetimet rezulton se i riu shiste në doza kokainë, heroinë dhe kanabis.

Gjatë operacionit, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Operacionale, u sekuestruan si prova materiale një sasi kanabisi, 69 doza kokainë (crack) dhe 23 doza heroinë.

Policia bën me dije se arrestimi u bë në flagrancë, ndërsa veprimet hetimore u kryen mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

Policia Kufitare në Borsh ka ndërhyrë pas konstatimit të një mjeti lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë në zonën e plazhit, duke rrezikuar pushuesit...
14:37 | 07/06/2026

Gjykata e Korçës vendos në Spitalin e Traumës masën e sigurisë për Violand Braçellarin

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Violand Braçellarin, i akuzuar për vrasjen e efektivit Enea Mekolli. Gjatë operacionit për...
13:52 | 07/06/2026

Zhduket i riu në Tiranë, kërkimet për 34-vjeçarin vijojnë prej katër ditësh

Një 34-vjeçar është raportuar i zhdukur në Tiranë, pasi prej katër ditësh nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Eglant...
12:58 | 07/06/2026