Specializantët në protestë: Jemi familjarë, të anulohet vendimi për ndërprerjen e kontratave
Mjekët specializantë kanë protestuar këtë të hënë pranë Fakultetit të Mjekësisë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për ndërprerjen e kontratave.
Sipas tyre, nga ky vendim rreth 800 mjekë mund të mbesin të papunë, dhe kryesisht ata specializantë, të cilët nuk kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe që nuk paguhen gjatë kohës së specializimit.
Sipas avokatit, Adriatik Lapaj i cili ka dalë në mbështetje të specializantëve, Ministria e Shëndetësisë është në shkelje të ligjit, pasi me këta individë duhet të negociohej para vendimit. Prandaj edhe specializantët kërkojnë takim me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë.
Më herët gjatë një njoftimi zyrtar, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit shëndetësor tha se specializantët që janë në marrëdhënie pune të ndërpresin kontratën e punës dhe të lidhin kontratë të re me Ministrinë e Shëndetësisë.
Vendim për ndërprerjen e kontratave përfshin specializantët në qarqet Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mjekët dalin të papunë, ndërpriten kontratat për 1000 punonjës, shkak specializimet
- Largimi i mjekëve, ‘Together for Live’: Të paqarta strategjitë për rritjen e financimit
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus