Delegacioni i BE në rrjetet sociale: Mbro natyrën sa je në kohë

8 Qershor 2026 | 10:50

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka përcjellë këtë të hënë një mesazh ndërgjegjësues mbi rëndësinë e mbrojtjes së shpendëve dhe habitateve natyrore, duke ngritur alarmin për rënien e numrit të specieve në nivel global.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së thekson rolin jetik që shpendët luajnë në ruajtjen e ekuilibrit të ekosistemeve, ndërsa paralajmëron se humbja e habitateve dhe ndotja po kërcënojnë mbijetesën e shumë specieve.

“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë. Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë. Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme. Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë. Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Khamenei: Regjimit sionist i kanë mbetur vetëm pak ditë

Udhëheqësi suprem iranian, Mojtaba Khamenei, ka lëshuar një deklaratë të ashpër pas përshkallëzimit të ri të tensioneve mes Iran dhe Israel. “Regjimit sionist i kanë...
10:40 | 08/06/2026

Liqeni i Shkodrës pasuri e UNESCO-s, Rama: Rezultat i punës diplomatike

UNESCO ka përfshirë Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama në platformën...
08:25 | 08/06/2026

Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij para simpatizantëve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, pasi...
00:08 | 08/06/2026