Plagoset me armë një person në Kamëz, humb jetën në spitalin e Traumës! Policia jep detaje
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në Kamëz. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur rëndë një person i cili u dërgua në spitalin e Traumës.
Fatkeqësisht i riu nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka mbërritur në spital pa shenja jete. Viktima është identifikuar si 27-vjeçari, Ardian Baloshi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në rrugën “Dervish Luzha” mes viktimës dhe 39-vjeçarit, Sadik Llanaj. Policia po punon për kapjen e 39-vjeçarit ndërsa ka sqaruar se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar të tjerë.
“Tiranë. Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.
Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që lidhet me këtë ngjarje”, njofton policia.
Vrasja në Kamëz, policia jep detaje: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. Nuk ka të lënduar të tjerë
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zbutje mase, ish-ministri mbetet në burg
Vrasja në Kamëz, i riu u paraqit pa shenja jete në spital. Identifikohen viktima dhe autori (EMRAT)
- 13:15 Pas heqjes së vetos hungareze, BE do t’i ndajë 6.6 miliardë euro Ukrainës
- 13:15 Vrasja në Kamëz, policia jep detaje: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. Nuk ka të lënduar të tjerë
- 13:10 Presidentja e Venezuelës mbërrin në Stamboll, takim me Erdogan
- 13:04 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zbutje mase, ish-ministri mbetet në burg
- 12:54 Avioni privat përplaset gjatë uljes emergjente në Republikën Dominikane, shpërthen në flakë! Humbin jetën 2 persona (VIDEO)
- 12:51 IA e pacensuruar: Chatbot-i që përhap teori konspirative rreth Evropës