Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zbutje mase, ish-ministri mbetet në burg
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të hënë në Apelin e Posaçëm të Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në kuadër të dosjes SASPAC.
Gjatë seancës, Beqaj ka kërkuar lirimin nga qelia duke argumentuar se plotësohen kushtet për një masë më të butë sigurie. Ai e mbështeti kërkesën edhe në vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë, ndërsa ofroi gjithashtu garanci pasurore.
Në një moment të seancës, ish-ministri u shpreh me ironi ndaj trupit gjykues: “Meqë mua s’më lini jashtë kafazit, më lejoni avokatin këtu brenda kafazit të merrem vesh.”
Kërkesa e tij u rrëzua nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila vendosi lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest me burg”.
Me këtë vendim, Beqaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, ndërsa hetimet dhe procesi gjyqësor në lidhje me dosjen SASPAC vazhdojnë.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse