Shijaku mirëpret mbi 2500 motoristë nga 50 vende në “Motor Fest”
Shijaku u kthye mbrëmjen e së shtunës në kryeqendrën e motoristëve, duke mirëpritur mbi 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende të botës dhe diaspora shqiptare në edicionin e pestë të “Motor Fest”.
Atmosfera festive nisi që në orët e pasdites, kur grupe motoristësh nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia, Franca, Gjermania, Holanda, Suedia, Danimarka, Zvicra dhe vende të tjera mbërritën në qytet për t’u bërë pjesë e aktivitetit.
Parada e motorëve u zhvillua në itinerarin Shijak–Durrës–Shijak, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve. Pas një ndalese në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, motoristët u rikthyen në qendër të Shijakut, ku festa vijoi deri në orët e vona të natës.
Muzika rock, koncertet live dhe aktivitetet argëtuese krijuan një atmosferë të veçantë për pjesëmarrësit, të cilët ndanë përvoja, histori udhëtimesh dhe krijuan miqësi të reja.
I kthyer tashmë në një traditë të fillimit të sezonit veror, “Motor Fest” synon të promovojë kulturën e motoristëve, por edhe turizmin lokal, duke sjellë çdo vit vizitorë nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 08:24 SHBA-ja këmbëngl se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit
- 08:18 8 persona akuzohen për planifikimin e sulmit me dron dhe snajper në Shtëpinë e Bardhë
- 08:07 Rusia rrëzon 376 dronë ukrainas, rafineria e naftës ‘Ilsky’ përfshihet nga flakët
- 07:58 Telefonata e Trump me Netanyahu-n, detaje nga bisedimet. Në fokus lëvizjet amerikane në Gjirin Persik
- 07:41 Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
- 07:35 Shtohen zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria