Rama: Po përpiqen të vrasin një projekt përpara se të lindë, nuk do ta lejojmë

9 Qershor 2026 | 16:34

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, u shpreh se vizioni për transformimin e Zvërnecit nuk do të ndalet.

Ai tha se kompania ka angazhuar njerëzit më të mirë në të gjitha fushat, ndërsa qeveria ka vendosur qartë hapat që duhet të ndiqen, përfshirë vlerësimin mjedisor dhe më pas hartimin e projektit final.

Sipas tij, në këtë fazë nuk ka ende një projekt të miratuar, por vetëm një proces dhe shprehje interesi.

Rama e cilësoi debatin publik si një sulm për të penguar një projekt përpara se të lindë, duke shtuar se kjo nuk do të lejohet.

Ai theksoi se nëse projekti do të jetë sipas standardeve dhe ambicieve të vendosura, do të vazhdojë, ndërsa në të kundërt do të kërkohet përmirësimi i tij.

“Kompania ka angazhuar njerëzit më të mirë në të gjitha fushat, ndërsa qeveria ka vendosur piketat përkatëse. Do të kryhet vlerësimi mjedisor dhe më pas do të hartohet projekti. Ky është një sulm i madh për ta “vrarë” një projekt përpara se të lindë. Këtë nuk do ta lejojmë, nuk do të ndodhë. Dhe nëse projekti do të jetë ashtu siç mendoj se do të jetë, të gjithë do ta shohin. Nëse nuk do të përmbushë ambiciet tona, do të kërkojmë që të përmirësohet. Por nuk mund t’i thuash një investimi që të mos bëhet, vetëm sepse duam ta mbajmë atë pjesë të Shqipërisë të paprekur. Në vend të kësaj, duhet parë në mënyrë serioze se cilat janë problemet dhe si mund të menaxhohen më mirë, përfshirë edhe çështjet e mirëmbajtjes së atij pylli”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Pasi qëndruan për rreth 30 minuta në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë. Gjatë marshimit, qytetarët bën thirrje ku...
18:43 | 09/06/2026

Administrata Tatimore rihap procesin, prindërit e refuzuar për shpenzimet e arsimit mund të riaplikojnë në DIVA

Prindërit që janë refuzuar për përfitimin e kompensimit nga zbritja e shpenzimeve arsimore për fëmijët, do të kenë mundësi të riaplikojnë brenda deklaratës DIVA. Administrata...
18:18 | 09/06/2026

Alarm për diabetin në Europë, Shqipëria mes vendeve me prevalencë të lartë

Diabeti mbetet një nga sfidat kryesore shëndetësore në Rajonin Europian, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për rritje të vazhdueshme të rasteve dhe mungesë të...
18:12 | 09/06/2026