Kapet në Shëngjin 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

10 Qershor 2026 | 08:37

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar këtë të mërkurë në Shëtë të mërkurë në në Shëngjin me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.

Policia e Shtetit bën me dije se operacioni i koduar “Fast” u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të vijimit të operacioneve për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet policore siguruan informacione se një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht fshihej në qarkun e Lezhës. Pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit me partnerët spanjollë përmes rrjetit ENFAST, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij në zonën e Shëngjinit.

Në pranga ra shtetasi O.P., 22 vjeç, lindur në Lezhë.

Autoritetet bëjnë të ditur se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Ibizës në Spanjë kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti më 18 maj 2026 për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Ndërkohë, vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e 22-vjeçarit drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shoqatat në mbrojtje të mjedisit përshëndesin votimin në PE për zonat e mbrojtura në Shqipëri

Shoqatat të cilat mbrojnë mjedisin kanë përshëndetur miratimin e rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar votimin si një mbështetje të fortë për...
14:38 | 17/06/2026

Braho: Vetingu nuk është imunitet, gjyqtarët dhe prokurorët mbeten nën vëzhgimin e SPAK

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, deklaroi se procesi i vetingut nuk mund të konsiderohet si një garanci apo “imunitet” për gjyqtarët dhe prokurorët...
14:36 | 17/06/2026

Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

Mbi 120 akademikë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë dalë me një deklaratë publike në mbështetje të protestave qytetare në Shqipëri, duke kërkuar...
14:21 | 17/06/2026