INSTAT: 18.1% e grave në Shqipëri kanë qenë viktima të përndjekjes
Përfundimi i një marrëdhënieje nuk mbyllet gjithmonë me mirëkuptim. Në shumë raste, ai pasohet nga sjellje kontrolluese, kërcënuese apo përndjekëse, të cilat kthehen në burim frike dhe pasigurie për viktimat.
Sipas INSTAT, rreth 18.1% e grave të moshës 18 deri në 74 vjeç kanë përjetuar përndjekje të paktën një herë gjatë jetës së tyre, ndërsa 8.9% kanë qenë viktima të këtij fenomeni gjatë 12 muajve para zhvillimit të anketimit.
Për specialistët, përndjekja nuk duhet konsideruar si shprehje e këmbënguljes apo e xhelozisë, por si një formë dhune psikologjike që mund të lërë pasoja të rënda te personat që e përjetojnë.
Fenomeni mbetet shqetësues edhe sipas statistikave të policisë. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 109 raste të përndjekjes, një tregues se problematika vijon të jetë e pranishme në vend.
Sociologët bëjnë thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe raportim të rasteve, duke theksuar se ndërhyrja në kohë është thelbësore për të parandaluar përshkallëzimin e situatave dhe për të garantuar sigurinë e viktimave.
Aktivistja mjedisore në protestë: Vjosa dhe Narta në rrezik, ligji i 2024 problematik
Salianji i bashkohet protestës në Tiranë, shfaqen edhe Alesia Balliu dhe Asllan Dogjani
“Ju jeni heronjtë e mi”, gazetari sjell mesazhin e Kim Mehmetit në protestë: Na falni që ju vodhëm të ardhmen
- 20:01 Aktivistja mjedisore në protestë: Vjosa dhe Narta në rrezik, ligji i 2024 problematik
- 19:53 Salianji i bashkohet protestës në Tiranë, shfaqen edhe Alesia Balliu dhe Asllan Dogjani
- 19:29 Vritet me atentat pranë Moskës gjenerali i lartë rus, drejtonte municionin raketor të ushtrisë ruse
- 19:10 Protesta e 11-të para Kryeministrisë, protestuesi: Të ngremë një Kuvend Kombëtar
- 19:06 “Ju jeni heronjtë e mi”, gazetari sjell mesazhin e Kim Mehmetit në protestë: Na falni që ju vodhëm të ardhmen
- 18:58 Arrestohet piloti i Air Canada, fluturoi për 17 vjet me patentë të falsifikuar