Rriten rastet me virozat e stinës, mjekët: Më të prekur fëmijët dhe të sëmurët kronikë

10 Qershor 2026 | 17:59

Virozat e stinës kanë sjellë një rritje të numrit të pacientëve që paraqiten pranë mjekëve të familjes. Fllanxa Sula, mjeke familjeje në Poliklinikën nr. 10, tha në një intervistë për Euronews se aktualisht po qarkullojnë disa infeksione virale, ndërsa më të prekur rezultojnë fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Sipas mjekes, pacientët paraqiten me një sërë simptomash të shkaktuara nga infeksionet virale, ku më të zakonshmet janë temperatura, dhimbjet e fytit, kolla, lodhja dhe shqetësimet e rrugëve të sipërme respiratore.

Në kushtet e temperaturave të larta, mjekja apelon për kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët, veçanërisht nga grupet më të rrezikuara, si fëmijët, të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

Ajrosja e ambienteve dhe shmangia e qëndrimit të zgjatur në hapësira të mbyllura me shumë persona dhe me ajër të kondicionuar janë disa nga këshillat kryesore për të kufizuar përhapjen e viruseve stinore.

Për qytetarët që frekuentojnë plazhet dhe pishinat, mjekja rekomandon shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut, përdorimin e veshjeve të lehta, syzeve të diellit, kapelës dhe kremit mbrojtës, si dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve për të shmangur dehidratimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivistja mjedisore në protestë: Vjosa dhe Narta në rrezik, ligji i 2024 problematik

Një aktiviste mjedisore, e cila foli në ditën e 11-të të protestës para Kryeministrisë, ngriti shqetësimin për projektet që po zhvillohen në zonat e mbrojtura,...
20:01 | 10/06/2026

Salianji i bashkohet protestës në Tiranë, shfaqen edhe Alesia Balliu dhe Asllan Dogjani

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë. Krah tij është parë edhe Alesia Balliu, ndërsa në ditën...
19:53 | 10/06/2026

“Ju jeni heronjtë e mi”, gazetari sjell mesazhin e Kim Mehmetit në protestë: Na falni që ju vodhëm të ardhmen

Gazetari Klevin Muka, ka përcjellë sot në protestë një mesazh nga Kim Mehmeti nga Maqedonia e Veriut, drejtuar të rinjve që po marrin pjesë në...
19:06 | 10/06/2026