Zbulohet një call center në Tiranë, arrestohen 4 persona. Procedohen 49 punonjësit

11 Qershor 2026 | 09:37

Një call center është zbuluar nga policia në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Lidhur me këtë operacion janë arrestuar 4 persona.

Policia njofton se të arrestuarit janë organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie. Gjithashtu janë proceduar 49 punonjës, të cilët që u kapën në flagrancë në ambientet e call center-it. Policia ka sekuestruar 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor.

“DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Hold on”.  Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie. Procedohen penalisht 49 punonjës, të cilët që u kapën në flagrancë, në këtë ambient.

Sekuestrohen 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kati i dytë i një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte call center ku kryhej mashtrim kompjuterik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Hold on”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe/ose drejtonin grupet e punonjësve.

Gjithashtu, në ambientet e objektit, u kapën në flagrancë, gjatë punës, 49 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Replika në Kuvend. Zhupa: Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, Balla: Fjalim i një flamingo nga Temu

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar fjalimin e deputetes demokrate, Ina Zhupa. Ai u shpreh...
10:43 | 11/06/2026

Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër, ku humbi jetën 15-vjeçari A.P. pasi u fut për t’u larë në pishinë,...
09:10 | 11/06/2026

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi e cila është në pritje të një fëmije, morën pjesë në marshimin e zhvilluar në Tiranë. Fotot...
22:47 | 10/06/2026