I hiqet non grata? Berisha: Unë erdha, u krye
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ardhur këtë të enjte në Kuvend dhe ka marrë një moment fjalën në foltore si një përgjigje të nënkuptuar ndaj lajmit që po qarkulloj se i është hequr “Non Grata” , më shumë se pesë vjet pas vendimit të marrë nga autoritetet amerikane në vitin 2021.
Berisha e bëri të ditur lajmin teksa mbërriti në sallën e Kuvendit, ku u prit me duartrokitje nga deputetët demokratë. I pyetur nga gazetarët, ai nuk dha detaje të mëtejshme, por u mjaftua me fjalët:
“Unë erdha, u krye.”
Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit apo nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë lidhur me pretendimin e bërë nga Berisha.
Kujtojmë se më 19 maj 2021, sekretari i atëhershëm i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi shpalljen “non grata” të Berishës dhe familjes së tij të ngushtë, duke argumentuar se ish-kryeministri ishte përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm që minonte demokracinë në Shqipëri.
Deklarata e Berishës vjen në një moment me rëndësi politike për Partinë Demokratike, ndërsa mbetet të shihet nëse autoritetet amerikane do të reagojnë për të konfirmuar ose përgënjeshtruar pretendimin e kreut të opozitës.
Balla-opozitës: Jeni bërë si telefon i prishur. ‘Non Grata’ është vështirë të hiqet, pres njoftim nga ambasada
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend komentoj lajmet se kreut të PD-së Sali Berisha i është hequr non-grata. Balla iu drejtua se janë bërë si telefon i prishur. Sa i përket non-gratës, ai tha se do ta komentojë kur SHBA të të ketë njoftim zyrtar.
“Po na thuhet këtu se protesta e ka rritur suksesin e parë dhe eshte hequr non grata. Zotrote ndryshove edhe sloganin se ta kan dhënë të drejtën ty protestuesit t’iu ndryshosh sloganin. Madje thua se protestuesit sonte nuk do të bërtasin “Berisha në Burg” po “Berisha në Uashinton”.
Jeni bërë si telefon i prish. Ndoshta audio e telefonit të ndonje kolegu apo kolegeje nuk ka qenë mirë. Dëgjo, e vlerësoj unë ca them. 7 031 C me të cilën është shpall Berisha non grata, në vlerësimin tim është pak e vështirë të hiqet megjithatë do ta komentoj sapo nga Shteter e Bashkuara të ketë njoftim zyrtar. Nuk komentoj biseda telefonike se nuk është inistitucionale” tha ai ndër të tjera.
Berisha jashtë Kuvendit: Nuk kam qenë kurrë non-grata, ka patur një sanksion për vizën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë Kuvendit ka folur për gazetarët ku është pyetur lidhur me lajmet që po qarkullojnë se i është hequr “non-grata”. Berisha u shpreh se ai nuk ka qenë kurrë non-grata por thjeshtë ka patur një sanksion për vizën.
‘Kurrë non grata. Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Ka patur një sanksion vizën. Kundërshtarët e mi e quajtën non grata por as un e nuk e kundërshtova. Ka qene një ndalim hyrjeje për aryset që thua ti në Shtetet e Bashkuara. Sot u them u ktheva”, tha ai.
Berisha mori fjalën një moment në foltore dhe tha: “Unë erdha, u krye.” Kjo u prit me duartrokitje nga deputetët demokratë.
Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit apo nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë lidhur me pretendimin e bërë nga Berisha.
Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në fokus gjashtë interpelanca
Trump thotë se ‘e do inflacionin’, ndërsa çmimet në SHBA rriten me ritmin më të shpejtë në tre vjet
- 13:58 Britania forcon kontrollet e emigracionit në kufirin me Irlandën pas trazirave në Belfast
- 13:48 Mbi 100 vite burg për 14 “luftëtarët e ISIS”, familjarët deklarojnë se janë vrarë, drejtësia i dënon në mungesë
- 13:42 Shpërthimi me tritol në Lezhë, arrestohet një person. Në kërkim bashkëpunëtori i tij
- 13:25 Jep dorëheqjen Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, John Healey
- 13:22 Ebola alarmon Botërorin 2026: Anulohen ndeshje, SHBA blindon aeroportet nga frika e virusit!
- 13:20 E kishin fshehur në gomën e furgonit, goditet një rast i trafikimit të heroinës nga RMV-ja në Shqipëri. 2 të arrestuar