Debat në Kuvend. Shehaj: Në koshin e plehrave do t’iu hedhin! Replikon Balla: Protesta s’ka lidhje me ty
Seanca në Kuvend ka vijuar me tone dhe debate të forta. Pas replikave më deputeten demokrate Ina Zhupa, Taulant Balla ka replikuar edhe me kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Shehaj gjatë fjalës së tij me tone të larta i kërkoi kryeparlamentarit, Niko Peleshi që të zbatojnë ligjet dhe rregulloret.
Ai foli edhe lidhur me protestën teksa theksoi se Balla i tall ata teksa hodhi akuza se qeveria ka vjedhur shqiptarët ndër vite.
“Zbatoni ligjet e Kushtetutën. I shihni njerëzit që kanë dalë apo jo. Ju kalojnë afër shtëpisë apo jo. Janë me dhjetëra mijëra, del Taulanti dhe i tall. Keni shitur Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve në 35 vite, kanë dalë në shesh shqiptarët. Kuvendi duhet të shkrihet nuk ju duan më njerëzit duhet të vijnë t’ju marrin zvarrë.
Taulant kujdes kur kalon afër koshit të plehrave se mund të të marrin e t’ju fusin atje siç kanë bërë në vende të tjera. Do të mbahet mend si qershori i protestave. Mjaft i injoruat dhe ua nxitë jetën qytetarëve. Kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje”, tha ai.
Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u përgjigj duke e cilësuar si një zhurmues në Kuvend. Ai shtoi se shkon në protestën e qytetarëve për të bërë selfie dhe se protesta s’ka lidhje me të.
“Ti je një hajdut. I vodhe PD listën e anëtarësisë. Zoti kryetar mund të tërhiqet vëmendja e një zhurmuesi që shkon dhe bën selfie në një protestë. Protesta s’ka lidhje me ty.
Ti je mësuar që për një protestë që bëhet në Shqipërisë shkon natën dhe i thua investitorit më sponsorizo që mos ta përmend emrin. Ti je hajdut të dhënash personale. Je gjobaxhi. Luli mund të bëhet i penduar, mund të tregojë se sa pagoi që të të fuste në listë”, tha ai.
Anëtari i grupit kriminal plagosi 27-vjeçarin, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest me burg” për 55-vjeçarin
Balla-opozitës: Jeni bërë si telefon i prishur. ‘Non Grata’ është vështirë të hiqet, pres njoftim nga ambasada
Vlorë, IMT vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje
- 13:18 Franca dhe Gjermania kërkojnë reformimin, në diskutim kufizimi i kompetencave të Kallas
- 13:16 Postimet provokuese të Elon Musk rreth trazirave në Belfast: Është faji i emigrantëve vrasës që presin kokat e njerëzve
- 13:14 Tabaku: Protesta është kundër sistemit që punon për pakicën, jo vetëm për një projekt të vetëm
- 13:13 Finlanda ngre alarmin, po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia
- 13:05 Tre indianë humbën jetë, India thirrje SHBA-së: Ndaloni sulmet ndaj anijeve në rajonin e Gjirit Persik
- 13:05 Krimea përballet me mungesë të karburanteve pas sulmeve ukrainase në linjat e furnizimit