Mbi 100 vite burg për 14 “luftëtarët e ISIS”, familjarët deklarojnë se janë vrarë, drejtësia i dënon në mungesë

11 Qershor 2026 | 13:48

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë për “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj” 14 pandehur.

Ata u gjykuan në mungesë dhe janë mbrojtur me avokatë kryesisht. Sipas informacioneve, dënimet e dhëna për to nga gjyqtarja Irena Gjoka me kërkesë të prokurores Elida Kaçkini variojnë nga 7 deri në 10 vite burg.

Të pandehurit u deklaruan fajtorë pasi kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë duke iu bashkëngjitur thirrjeve të ISIS, ndërkohë që të pyetur si dëshmitarë në këtë proces familjaret e tyre kanë deklaruar se ata janë vrarë në dyluftimet e armatosura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO zbardh vendimin: 14 persona shpallen fajtorë për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë 14 të pandehur të akuzuar nga SPAK për veprat...
15:05 | 11/06/2026

Operacioni “Rrjeti”, Gjykata e Tiranës lë në qeli pa afat katër anëtarët e grupit kriminal

Gjykata e Tiranës la këtë të enjte në qeli pa afat Marsel Varkën, Elsaed Maqinajn, Fabian Zakon dhe Kristaq Bibën, të cilët u arrestuan në...
14:36 | 11/06/2026

Shpërthimi me tritol në Lezhë, arrestohet një person. Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol të regjistruar paraditen e së mërkurës në Balldren të qytetit të Lezhës. Policia bën me...
13:42 | 11/06/2026