GJKKO zbardh vendimin: 14 persona shpallen fajtorë për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”

11 Qershor 2026 | 15:05

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë 14 të pandehur të akuzuar nga SPAK për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe, për disa prej tyre, edhe “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”. Të pandehurit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rekrutimin e luftëtarëve për konfliktin në Siri.

Vendimi u dha këtë të enjte nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Irena Gjoka, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, pas zhvillimit të procesit me rregullat e gjykimit të zakonshëm.

Në total, GJKKO ka dhënë 112 vite burg për 14 të dënuarit. Dënimet më të larta, me nga 10 vite burg, u dhanë për Shyqyri Kacën dhe Saimir Kacën, të cilët u shpallën fajtorë si për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ashtu edhe për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj.

Po ashtu, me nga 9 vite burg u dënuan Bajram Sulaj, Arbër Stafasani, Etion Zani dhe Erion Luto, ndërsa Enes Kaca, i cili përfitoi nga dispozitat e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, u dënua me 5 vite burg.

Me nga 8 vite burg u dënuan Ditar Bala, Fatbardh Taushani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti dhe Erdet Korro. Ali Balliu u dënua me 7 vite burg, ndërsa Usejd Stafasani me 4 vite burg, në zbatim të dispozitave të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Sipas vendimit, të gjithë të dënuarit do ta vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë, ndërsa SPAK është ngarkuar me zbatimin e vendimit.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur...
11:13 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026