Operacioni “Rrjeti”, Gjykata e Tiranës lë në qeli pa afat katër anëtarët e grupit kriminal

11 Qershor 2026 | 14:36

Gjykata e Tiranës la këtë të enjte në qeli pa afat Marsel Varkën, Elsaed Maqinajn, Fabian Zakon dhe Kristaq Bibën, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”, si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municione në Tiranë.

Përveç tyre, në kërkim u shpallën Kevin Vila dhe Bledar Avdillari, ndërsa më herët janë vënë në pranga Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmeti dhe Klodian Mustafa, pjesë e të njëjtit grup.

Në këtë operacion, gjatë kontrolleve të kryera, policia sekuestroi 7 armë zjarri, konkretisht 4 pistoleta dhe 3 automatikë, si dhe municion luftarak dhe prova të tjera materiale.

Sipas Policisë, gjatë gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve të ndërmarra për goditjen e këtij grupi, janë arrestuar gjithsej 9 persona, ndërsa janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi të mëdha municioni, 4 automjete dhe 13 telefona celularë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale, ndërsa puna vazhdon edhe për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO zbardh vendimin: 14 persona shpallen fajtorë për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë 14 të pandehur të akuzuar nga SPAK për veprat...
15:05 | 11/06/2026

Mbi 100 vite burg për 14 “luftëtarët e ISIS”, familjarët deklarojnë se janë vrarë, drejtësia i dënon në mungesë

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë për “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj” 14 pandehur. Ata u...
13:48 | 11/06/2026

Shpërthimi me tritol në Lezhë, arrestohet një person. Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol të regjistruar paraditen e së mërkurës në Balldren të qytetit të Lezhës. Policia bën me...
13:42 | 11/06/2026