Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për Ilir Metën, si u ndanë votat e gjyqtarëve

11 Qershor 2026 | 17:53

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për ankimin e ish-Presidentit Ilir Meta ndaj masës së sigurisë “arrest në burg”, duke rrëzuar kërkesën e tij dhe ka lënë në fuqi vendimet e GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë.

Sipas vendimit, nuk janë konstatuar shkelje kushtetuese që do të justifikonin ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese në vendimmarrjet e gjykatave të zakonshme për masën e sigurisë.

Megjithatë, vendimi është shoqëruar me tre mendime pakice, të cilat kundërshtojnë mënyrën e arrestimit të Metës, por edhe disa prej standardeve të përdorura për kufizimin e lirisë së personit të arrestuar.

Në vendimin final, Gjykata vlerësoi se pretendimet për mënyrën e arrestimit nuk mund të shqyrtoheshin në themel, pasi nuk ishin shteruar ende të gjitha mjetet juridike në dispozicion.

Sipas shumicës së trupit gjykues, ligjshmëria e veprimeve të policisë gjatë arrestimit duhet të vlerësohet nga organet kompetente dhe procedimet e posaçme të ngritura për këtë çështje.

Në mendimin e pakicës, dy gjyqtaret e Kushtetueses, Marsida Xhaferllari dhe Marjana Semini, dolën hapur kundër këtij qëndrimi.

Në mendimin e tyre të pakicës, ato theksojnë se dinjiteti njerëzor është një vlerë themelore kushtetuese që duhet të mbrohet në çdo rrethanë, pavarësisht statusit apo akuzave që rëndojnë mbi një person.

Sipas tyre, mënyra e ekzekutimit të arrestit ndaj Metës ka cenuar standardet dhe garancitë kushtetuese. Ato vlerësojnë se autoritetet nuk ndërmorën veprime të menjëhershme dhe efektive për të hetuar pretendimet për keqtrajtim, ndërsa gjykatat nuk dhanë përgjigje të plotë ndaj këtij pretendimi.

Në argumentimin e tyre thuhet se veprimet e kryera gjatë arrestimit kanë tejkaluar kufijtë e sjelljes së pranueshme të autoriteteve publike dhe kanë cenuar dinjitetin e personit.

Në një mendim të veçantë pakice, gjyqtarja Sonila Bejtja argumenton se kërkesa duhej të pranohej jo vetëm për pretendimet që lidhen me arrestimin, por edhe për çështje që lidhen me standardin e “dyshimit të arsyeshëm” mbi të cilin është mbështetur masa e sigurisë.

Çështja u shqyrtua nga një trupë prej tetë gjyqtarësh të përbërë nga Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Genti Ibrahimi, Asim Vokshi dhe Marjana Semini.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese është rrëzimi i ankimit të Ilir Metës dhe lënia në fuqi e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arlind Qori në protestë me djalin: Populli e ka marrë sovranitetin në duart e veta

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, mori pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë, ku ishte i shoqëruar edhe nga djali i tij. Në një...
23:03 | 10/06/2026

Vritet me atentat pranë Moskës gjenerali i lartë rus, drejtonte municionin raketor të ushtrisë ruse

Një zyrtar i lartë ushtarak rus është vrarë në një shpërthim bombe me makinë pranë Moskës, sipas raportimeve të medias. Një pajisje shpërthyese e vendosur...
19:29 | 10/06/2026

Operacion në Portin e Durrësit, bllokohet kokainë, diamante dhe pajisje për metale të çmuara

Strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë finalizuar një operacion kontrolli në Portin e Durrësit që ka çuar në bllokimin e...
17:36 | 10/06/2026