Manjani flet për protestën: Vendimi i DASH për Berishën është në favor të Ramës

11 Qershor 2026 | 21:59

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e DASH lidhur me statusin non grata të Sali Berishës.

Sipas tij, kjo do të ishte një gjë e mirë nëse bëhet fjalë për një revokim të plotë, jo si përjashtim për të dhënë një mesazh.

Manjani u shpreh se sidoqoftë ky vendim i DASH është në favor të kryeministrit Edi Rama, që siç theksoi ka nevojë për partner politik, jo njerëz në rrugë.

“Është një gjë e mirë nëse vërtet është dizenjuar si lëvizje politike. Nëse është bërë si përjashtim, t’i japë një vizë për të dhënë një mesazh, është diçka, por e mira do të ishte revokim i plotë, se kjo gjë duhet të shkojë në vend. Nuk është çështje nderi të Berishës, por është arsyeja që shqiptarët që merren me politikë në këtë vend duhet të kuptojnë që fatet e Shqipërisë vendosen këtu, jo në dyer të ambasadash. Berisha nuk duhet të kishte asnjë lloj kompleksi ndaj kësaj. Janë dy gjëra të palidhura me protestën, nëse duam t’i lidhim, është në favor të Ramës se ai do partner politik, nuk do njerëz në rrugë”, tha Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk dua të keqkuptohem”, Manjani bën sqarimin: Protestën nuk e quajta revolucion

Juristi Ylli Manjani bëri një sqarim në emisionin “Now” në Euronews Albania lidhur me komentet e tij për protestën që po zhvillohet në Tiranë prej...
22:33 | 11/06/2026

Deputeti socialist: Nesër nuk kemi antimiting, por festën e 35-vjetorit të PS-së

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, deklaroi se aktiviteti që do të zhvillohet në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste nuk...
22:30 | 11/06/2026

Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, u shpreh se çështja e statusit “non grata” të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk përbën një lajm...
22:05 | 11/06/2026