Operacion i SPAK dhe Policisë kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ekzekutohen masa sigurimi

12 Qershor 2026 | 08:42

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon të premten një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Sipas informacionit paraprak, personat ndaj të cilëve po veprohet dyshohen për kryerjen e veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, në vlera të konsiderueshme financiare, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni është në vijim dhe pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme lidhur me numrin e personave të përfshirë, masat e sigurisë të ekzekutuara dhe rezultatet e aksionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PAMJE/ Ky është momenti kur 23-vjeçari hyn në bankë me pistoletë lodër dhe tenton ta grabisë (EMRI)

policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar i cili paraditen e së premtes ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë nën kërcënimin...
10:54 | 12/06/2026

Tentohet të grabitet banka në Tiranë, arrestohet autori me pistoletë lodër

Një person ka tentuar të grabisë një bankë në Tiranë duke përdorur një pistoletë lodër. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës. Shërbimet e policisë...
09:52 | 12/06/2026

Berisha reagon për vendimin e DASH: U korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pak minuta më parë përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me vendimin e DASH. Berisha theksoi se...
09:45 | 12/06/2026