Polonia do të ndërtojë centralin e dytë bërthamor në vitin 2027, planifikon të zgjedhë partnerin e ri
Polonia planifikon të zgjedhë një partner për centralin e saj të dytë bërthamor në vitin 2027 dhe të konfirmojë vendndodhjen e tij vitin pasardhës. Kështu deklaroi të premten zëvendësministri i energjisë, Wojciech Wrochna ndërsa prezantoi planin e përditësuar të vendit për kapacitetin e energjisë bërthamore.
Programi parashikon që Polonia përfundimisht do të ketë 6-9 gigavat kapacitet të centralit bërthamor, ndërsa largohet nga flota e energjisë me bazë qymyri.
Termocentrali i parë është planifikuar të furnizojë rrjetin me energji elektrike në vitin 2036 dhe ndërtimi i tij do të fillojë në vitin 2028.
Polonia ka zgjedhur kompaninë amerikane Westinghouse Electric për të ndërtuar centralin e saj të parë bërthamor në bregdetin e Detit Baltik dhe ka filluar konsultimet për të zgjedhur një partner për një central të dytë, duke ftuar kandidatë nga SHBA-ja, Franca, Kanadaja dhe Koreja e Jugut.
Varshava nuk është më në dialog me Korenë e Jugut për projektin, pasi partnerët e mundshëm të Koresë së Jugut nuk i janë përgjigjur ftesës, tha Ministri i Energjisë Milosz Motyka në të njëjtën konferencë.
Qeveria pret që një partner i zgjedhur të sigurojë financim për projektin, tha Wrochna.
Vendet e preferuara për projektin e dytë bërthamor përfshijnë Belchatow dhe Konin në Poloninë qendrore.
El Niño ka nisur zyrtarisht, OBSH publikon plan të ri kundër vapës ekstreme
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Kina akuzon agjenci të huaja për përdorim të kafshëve detare si mjete spiunazhi
- 19:05 Me pankartë në dorë, gruaja ndalohet të hyjë në aktivitetin e Ramës (VIDEO)
- 18:47 Rama veçon Fatos Nanon: Mbetet për mua vlerësim i veçantë! Nuk pretendoj se i nuk i kam hyrë kujt në hak
- 18:45 Protestuesit marshojnë në bulevard dhe ndalen para Kryeministrisë
- 18:35 Rama nga 35-vjetori PS-së kujton Konicën: Bëj durim, sepse shqiptari e ka zakon që kundërshton pa marrë vesh
- 18:20 Nis festa e 35-vjetorit të PS-së, Rama nis fjalimin
- 18:15 NATO projekton tërheqjen graduale të trupave nga Kosova