Dyndje thirrjesh për të kryer testin e coronavirusit me tampon
Shënimi i viktimës së parë nga COVID-19 në Shqipëri, ka bërë që shumë njerëz të kërkojnë informacion zyrtar mbi simptomat por edhe të kërkojnë të kryejnë test nga frika se mund të jenë infektuar.
Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, tregon se vetëm gjatë ditë së mërkurë ka pasur më shumë se 8 mijë thirrje në numrin 127.
Z. Brataj deklaron se sot ka pasur një anomali, për shkak të faktin se shumë prej telefonatave ishin për të marrë informacion, duke bërë që t’u vonohet përgjigja dhe dhënia e ndihmës për persona që mund të kenë nevojë emergjente.
“Kemi pasur një anomali, po ndodh një fenomen ku deri në 19:38, kemi pasur 8632 thirrje. Njerëzit marrin në telefon për informacion. Pasi telefonojnë njëherë, rimarrin sërish duke krijuar probleme. U jemi përgjigjur mbi 4 200 thirrjeve”, u shpreh z. Brataj.
Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore tha se gati 50% e telefonatave kanë pasur të bëjnë pikërisht me coronavirusin. Ai sqaroi se shumë prej qytetarëve kërkojnë që të kryejnë testin përmes tamponëve, por kjo gjë bëhet vetëm pasi konstatohen simptoma dyshuese sipas protokollit të OBSH-së.
Ai sqaroi se nuk mund të kryhet testi vetëm nga fakti se mund të keni pasur kontakt me një person të infektuar. Përveç kësaj, z. Brataj tha se, në 80% e rasteve të prekurve nga coronavirus kalojnë pa simptoma dhe mund ta kalojnë duke qëndruar në shtëpi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:08 Aksident tragjik në Fier, humb jetën një 34-vjeçar me motomjet
- 17:55 KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
- 17:49 Torra Veneciane dhe Amfiteatri i Durrësit, në qendër të interesit të turistëve
- 17:33 UNICEF: Emigracioni dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri
- 17:33 Martínez: Humbja në nisje nuk na heq ëndrrën për titullin
- 17:32 Spanja nën pushtetin e të nxehtit, temperaturat arrijnë 45°C