Tre marinarë indianë humbën jetën, India thërret diplomatin e lartë amerikan pas sulmeve pranë Hormuzit
Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë ka thirrur një diplomat të lartë amerikan në lidhje me rolin e vendit në sulmin ndaj anijeve tregtare që transportonin marinarë indianë në Ngushticën e Hormuzit.
Në një deklaratë, ministria tha se i telefonoi të Ngarkuarit me Punë të SHBA-së, Jason Meeks, dhe i paraqiti një “protestë të fortë”.
Ajo dënoi sulmet e vazhdueshme nga forcat detare amerikane ndaj anijeve tregtare që transportonin marinarë indianë në Gjirin e Omanit, të cilat tashmë kanë rezultuar në humbjen tragjike tre indianëve.
Marinarët indianë u vranë në sulmet ajrore amerikane ndaj të paktën tre anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit këtë javë.
Ministria gjithashtu shprehu shqetësimin e saj të thellë për përdorimin e forcës vdekjeprurëse kundër anijeve civile.
SHBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa
NYT: Trump planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa
Me vlerë gati 55 milionë euro, sekuestrohen një ton drogë në kufirin Turqi-Greqi
- 16:02 Eurostat: 86% e bizneseve shqiptare përdorin mediat sociale për promovim
- 15:57 SHBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa
- 15:27 Kurti: Jemi të gatshëm për komunikim me opozitën
- 14:39 Sllovenia heq kontrollet në kufirin e brendshëm të Shengenit me Kroacinë dhe Hungarinë
- 14:34 NYT: Trump planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa
- 14:33 Artan Hoxha zbulon të dënuarin në qelinë e luksit