Artan Hoxha zbulon të dënuarin në qelinë e luksit
Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë te premte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka ndarë detaje të reja lidhur me pamjet luksoze nga qelia e burgut të sigurisë së lartë në Peqin.
Hoxha ka zbuluar se kjo qeli i përket një personazhi shumë të rëndësishëm të botës së krimit, narkotrafikut dhe lojërave të fatit, i cili ka qenë ish-ortak i Ervis Martinajt.
Gazetari e krahasoi qelinë me një “hotel me 7 yje” dhe me ndërtesat luksoze të Dubait. Ndër të tjera ai shtoi se forcat speciale dhe drejtoria e burgjeve kanë bërë një kontroll dhe kanë konstatuar cënim të elementeve të sigurisë së burgut, pasi qelitë kanë struktura standarde që nuk lejohet të preken.
“Kjo është qelia e një personazhi shumë të rëndësishëm të botës në krimin shqiptar, të narkotrafikut, të lojërave të fatit. Del te çështja e Ervis Martinajt. Është ortaku i Ervis Martinajt, mos gaboj unë në atë kohë. E para, s’lejohet të bëhet kjo gjë. Se buxheti ia mban.
Si kanë hyrë ato ore? Ka hyrë punonjësi i gipsit, ka hyrë muratori, ka hyrë zdruthari, ka hyrë arreduesi. Thashë, unë s’besoj në Shqipëri të kemi hotele me atë lloj kosto arredimi. E dyta, dhe prandaj mora shkas nga kjo parrulla “Rama në burg, Berisha në burg”, se thashë shiko çfarë niveli burgu kemi.
Tjetra, në dijeninë time dhe nga verifikimet që kam bërë, di që punonjësit apo drejtuesit e forcave speciale dhe të policisë së burgjeve në një kontroll që kanë bërë atje kanë konstatuar cënim të sigurisë së burgut. Sepse janë cënuar elementë të sigurisë së burgut, sepse çdo qeli burgu ka disa elementë që nuk mund të cënohen, nuk mund të preken, nuk mund të ndërhysh ti aty.
Në rastin konkret aty jo ka ndërhyrë, po ai të mos ishin janë ato hekurat dhe ai kuadrati do dukej si Burj Khalifa në Dubai”, tha ai ndër të tjera.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita inspekton masat e sigurisë në GJKKO
Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës
Skandal në burgun e Peqinit! Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia si hotel me 7 yje
- 14:34 NYT: Trump planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa
- 14:15 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita inspekton masat e sigurisë në GJKKO
- 14:14 Me vlerë gati 55 milionë euro, sekuestrohen një ton drogë në kufirin Turqi-Greqi
- 14:08 Hezbollahu: Çdo marrëveshje SHBA-Iran do të përfshijë Libanin
- 14:01 Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës
- 13:58 Skandal në burgun e Peqinit! Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia si hotel me 7 yje