Kaos në rrjetet sociale, përdoruesit e Facebook, Messenger dhe Instagram kanë probleme

12 Qershor 2026 | 16:20

Faqja e Facebook ka pësuar një ndërprerje të funksionimit, ndërsa raportime nga vende të ndryshme tregojnë se serverët e kompanisë Meta po përballen me probleme në shkallë globale.

Defekti ka shkaktuar ndërprerje në Facebook Messenger, si edhe në aplikacionin dhe faqen kryesore të Facebook. Ndërkohë, shërbime të tjera të Meta-s, si Instagram dhe ËhatsApp, kanë vijuar të funksionojnë në pjesën më të madhe të rasteve, megjithëse janë raportuar probleme sporadike edhe në disa produkte të lidhura me Instagramin.

Shumë përdorues janë nxjerrë automatikisht nga llogaritë e tyre dhe nuk kanë mundur të identifikohen sërish. Në ekran është shfaqur një mesazh gabimi që njofton se “ndodhi një gabim i papritur”.

Edhe faqja zyrtare e Facebook ka shfaqur mesazhe të ngjashme. Vizitorët janë njoftuar se “diçka shkoi keq”, ndërsa kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike po punojnë për zgjidhjen e problemit dhe rikthimin e shërbimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Deri më tani, Meta nuk ka dhënë detaje mbi shkakun e ndërprerjes, ndërsa përdoruesit në mbarë botën vijojnë të raportojnë vështirësi në aksesimin e platformës, raportohet në mediat e huaja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

El Niño ka nisur zyrtarisht, OBSH publikon plan të ri kundër vapës ekstreme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një plan të ri veprimi për të parandaluar vdekjet e lidhura me temperaturat ekstreme, në të njëjtën ditë kur...
18:13 | 12/06/2026

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Kina akuzon agjenci të huaja për përdorim të kafshëve detare si mjete spiunazhi

Kina ka akuzuar agjenci të huaja të inteligjencës se po përdorin breshka deti dhe peshq të pajisur me sensorë elektronikë për të mbledhur të dhëna...
17:40 | 12/06/2026