Maqedonia e Veriut rekruton ish-policë dhe ushtarakë për përballimin e zjarreve në sezonin veror

12 Qershor 2026 | 16:58

Maqedonia e Veriut ka nisur përgatitjet për sezonin veror të zjarreve, duke aktivizuar një plan të posaçëm për angazhimin e ish-pjesëtarëve të Policisë, Armatës dhe njësive zjarrfikëse me qëllim forcimin e kapaciteteve në terren.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka shpallur një thirrje publike për rekrutimin e personave me përvojë në sektorin e sigurisë dhe emergjencave, të cilët do të ndihmojnë në përballimin e zjarreve pyjore dhe atyre në hapësira të hapura gjatë muajve të verës.

Sipas planit, personat e angazhuar do të punojnë si drejtues të automjeteve speciale zjarrfikëse, operatorë të pompave kundër zjarrit dhe pjesëtarë të ekipeve të ndërhyrjes në terren. Në dispozicion do të vendosen edhe automjete të specializuara, përfshirë mjete të ish-Armatës të përshtatura për luftimin e zjarreve.

Drejtori i institucionit, Stojançe Angellov, u bëri thirrje ish-efektivëve të bashkohen me nismën.

“Ejani, ndihmoni dhe fitoni 2.150 euro për tre muaj gjatë verës, duke marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në hapësira të hapura që pritet të përballen para nesh. Orari i punës do të përshtatet sipas nevojave për përballimin e zjarreve”, tha Angellov.

Autoritetet kërkojnë kandidatë me të paktën pesë vite përvojë në Polici, Armatë ose në njësitë zjarrfikëse, pavarësisht nëse aktualisht janë në pension apo nuk janë më pjesë e këtyre institucioneve.

Sipas kushteve të shpallura, kandidatët duhet të jenë në gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore për të marrë pjesë në operacionet e ndërhyrjes në terren.

“Për tre muaj angazhim gjatë verës do të marrin 132 mijë denarë neto, ndërsa pensionistët do të vazhdojnë të marrin pensionin e tyre”, shtoi Angellov.

Nisma vjen pas disa sezoneve të vështira me zjarre në vend, ku temperaturat e larta dhe periudhat e gjata të thatësisë kanë rritur ndjeshëm rrezikun e shpërthimit dhe përhapjes së vatrave të zjarrit, duke detyruar autoritetet të forcojnë kapacitetet parandaluese dhe operacionale për verën e këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankartë në dorë, gruaja ndalohet të hyjë në aktivitetin e Ramës (VIDEO)

Një grua është ndaluar nga forcat e policisë që të afrohej dhe të hynte në aktivitetin e zhvilluar pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, me...
19:05 | 12/06/2026

Rama veçon Fatos Nanon: Mbetet për mua vlerësim i veçantë! Nuk pretendoj se i nuk i kam hyrë kujt në hak

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka folur nga sheshi “Itali” në 35-vjetorin e PS-së lidhur me ngjarjet e fundit në Shqipëri, lidhur me protestat...
18:47 | 12/06/2026

Protestuesit marshojnë në bulevard dhe ndalen para Kryeministrisë

Me thirrjet “Opozitë e shitur”, “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Opozita jemi ne”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në...
18:45 | 12/06/2026