Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia e re synon ta shndërrojë inteligjencën artificiale nga një mjet që rekomandon produkte në një asistent personal që mund të përfundojë të gjithë procesin e blerjes.
Me funksionin e ri, përdoruesit do të mund t’i kërkojnë ChatGPT-së të gjejë produkte bazuar në preferencat, nevojat dhe buxhetin e tyre.
Inteligjenca artificiale do të kërkojë opsionet më të përshtatshme, do të krahasojë alternativat dhe më pas do të kryejë blerjen duke përdorur kartën Visa të lidhur me llogarinë e përdoruesit. Për të garantuar sigurinë e transaksioneve, përdoruesit do të kenë mundësi të vendosin kufij shpenzimesh, të kërkojnë miratim përpara çdo blerjeje dhe të kufizojnë kategoritë e tregtarëve ku mund të kryhen pagesat.
Visa do të mbikëqyrë procesin e pagesave dhe do të përdorë sistemet e saj të monitorimit për të parandaluar mashtrimet dhe abuzimet.
Sipas kompanive, ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt asaj që quhet “tregtia agjentike”, ku inteligjenca artificiale jo vetëm këshillon përdoruesit, por edhe ndërmerr veprime konkrete në emër të tyre.
Fillimisht, shumica e blerjeve do të kërkojnë konfirmimin e përdoruesit përpara përfundimit të transaksionit, ndërsa në të ardhmen sistemi mund të ofrojë nivele më të larta automatizimi për ata që zgjedhin t’i aktivizojnë.
El Niño ka nisur zyrtarisht, OBSH publikon plan të ri kundër vapës ekstreme
Kina akuzon agjenci të huaja për përdorim të kafshëve detare si mjete spiunazhi
Taylor Swift hyn në histori, pranohet në Songwriters Hall of Fame në moshën 36-vjeçare
- 19:05 Me pankartë në dorë, gruaja ndalohet të hyjë në aktivitetin e Ramës (VIDEO)
- 18:47 Rama veçon Fatos Nanon: Mbetet për mua vlerësim i veçantë! Nuk pretendoj se i nuk i kam hyrë kujt në hak
- 18:45 Protestuesit marshojnë në bulevard dhe ndalen para Kryeministrisë
- 18:35 Rama nga 35-vjetori PS-së kujton Konicën: Bëj durim, sepse shqiptari e ka zakon që kundërshton pa marrë vesh
- 18:20 Nis festa e 35-vjetorit të PS-së, Rama nis fjalimin
- 18:15 NATO projekton tërheqjen graduale të trupave nga Kosova