Operacioni “Siguria” në Vlorë, sekuestrohen armë dhe drogë, dy persona në pranga
Policia e Vlorës ka finalizuar dy aksione të ndryshme në kuadër të operacionit të koduar “Siguria”, duke arrestuar dy shtetas, njëri prej të cilëve me precedent penal në fushën e narkotikëve.
I arrestuari i parë është shtetasi T. P., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili rezulton me precedent penal për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e tij u gjetën një pistoletë, një krehër arme, 44 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe kokainë e ndarë në doza, e dyshuar për shitje.
Ndërsa i dyti, shtetasi A. C., 18 vjeç, u kap në zonën e Dhërmiut me sasi kokainë dhe cannabis sativa, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shpërndarjen në zonat bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.
Sipas policisë, operacioni është zhvilluar në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në territor, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme gjatë sezonit turistik.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ndërsa hetimet vijojnë.
Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. ‘Flamingot’ marshojnë mes turmës
‘Flamingot’ marshojnë në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Turistët e huaj do të paguajnë për shërbimin në qendrat shëndetësore verore
- 20:19 Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. ‘Flamingot’ marshojnë mes turmës
- 20:18 Mertens: Belgjika mund të fitojë, Napoli mbetet dashuria ime
- 20:18 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët e Elbasanit dalin në protestë (VIDEO)
- 20:06 ‘Flamingot’ marshojnë në rrugët e Tiranës (VIDEO)
- 20:05 Kupa e Botës! Meksikanët do të vazhdojnë të punojnë nga distanca
- 20:02 LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet