Turistët e huaj do të paguajnë për shërbimin në qendrat shëndetësore verore
Turistët e huaj që do të frekuentojnë 36 qendrat shëndetësore verore do ta marrin shërbimin kundrejt pagesës.
Lajmin për nisjen e zbatimit të një kuadri të ri të unifikuar për regjistrimin, trajtimin, tarifimin dhe dokumentimin e shërbimeve shëndetësore të ofruara për të huajt në institucionet shëndetësore publike e bëri të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.
Gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore Verore të Pogradecit, ajo theksoi se për herë të parë vendosen rregulla të qarta dhe transparente për ofrimin e shërbimeve ndaj turistëve të huaj, me tarifa të publikuara paraprakisht dhe të bazuara në legjislacionin në fuqi.
“Ky urdhër vendos për herë të parë një kuadër të unifikuar për regjistrimin, trajtimin, tarifimin dhe dokumentimin e shërbimeve shëndetësore të ofruara për shtetasit e huaj në institucionet shëndetësore publike. Sistemi i ri garanton transparencë, trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të pacientëve”, është shprehur ministrja Sala.
Kuadri i ri përcakton kategoritë e shtetasve të huaj që përfitojnë shërbime falas, rregullat e aplikimit të tarifave për shtetasit jo-rezidentë, procedurat për rastet e mbuluara nga marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe detyrimin për publikimin paraprak të tarifave, informimin e pacientit mbi kostot e trajtimit dhe lëshimin e dokumentacionit financiar përkatës, ndërsa të ardhurat e gjeneruara nga tarifat do të përdoren për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore publike.
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
- 18:37 Trump: SHBA-të do të ‘rrisin me shpejtësi’ prodhimin e pajisjeve mbrojtëse
- 18:29 Trump: NATO po bën ‘përparim të madh’ në shpenzimet e mbrojtjes
- 18:21 “Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump përshëndet Samitin e NATO si shumë të suksesshëm
- 18:16 3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri
- 17:56 Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 17:54 FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash