Nga mbi 200 familje në pak dhjetëra, emigracioni ndryshon Piskovën

13 Qershor 2026 | 20:56

Fshati Piskovë në Përmet dikur gumëzhinte nga jeta, me mbi 200 familje që jetonin dhe punonin aty, por sot kanë mbetur vetëm rreth 50 prej tyre. Emigracioni masiv ka lënë pas një komunitet të moshuarish që përpiqen të mbijetojnë me pensionet e vogla dhe ndihmën e fëmijëve që jetojnë jashtë vendit.

Në shtëpitë që dikur ishin plot zhurmë dhe gjallëri, sot mbizotëron heshtja, shprehen banorët që vijojnë të jetojnë në Piskovë.

“Ja dalim me të keq, të sëmurë jemi shumë ndërsa edhe pensioni nuk na mjafton”, u shpreh se një banore.

“Nga 100 familje që kanë qenë nuk kanë ngelur as 50 familje. Të rinjtë kanë ikur, vetëm pleq kanë ngelur”, theksoi një banor tjetër.

Emigracioni është një fenomen që ka prekur ndjeshëm fshatrat e jugut të vendit. Largimi i të rinjve ka sjellë pasoja sociale dhe ekonomike për këto zona, duke lënë pas komunitete që po plaken dhe po pakësohen nga viti në vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 14-të e protestës. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës

Këtë të shtunë ashtu siç ishte njoftuar ka nisur në orën 18:00 protesta e 14-të e qytetarëve në Tiranë kundër ndërtimit në Zvërnec. Qytetarët të...
22:59 | 13/06/2026

Kush po dallohet në protestë? Nurellari: Po dalin figura të forta nga këto lëvizje

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e...
22:31 | 13/06/2026

“Më tremb retorika naziste: Do i zhdukim këta do sjellim të renë”, Gjyli: Na thoni pak manualin se jam trembur

Analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli ka ngritur pikëpyetje mbi përmbajtjen dhe drejtimin politik të protestës në Tiranë , duke shprehur rezerva ndaj gjuhës së përdorur...
22:16 | 13/06/2026