Me flakadanë dhe brohoritje. Vijon marshimi i protestuesve, shkojnë në drejtim të zonës së “Ali Demit”

13 Qershor 2026 | 22:00

Vijon prej gati një ore marshimi i qytetarëve nëpër rrugët e Tiranës. Protestuesit aktualisht po marshojnë në “Rrugën e Elbasanit”.

Numri i lartë i protestuesve ka sjellë që fillimi e turmës të jetë në “Rrugën e Elbasanit” ndërsa fundi ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës.

Turma mësohet se po shkon në drejtim të Ali Demit. Gjithashtu ka protestues të cilët ndodhen ende para Kryeministrisë ndërsa një prej tyre ka vendosur të shkruaje edhe një mesazh para zyrës së kryeministrit Rama.

“Rama në burg”, shkruhet në mesazhin e qyetarit i shkruajtur me sprajt në trotuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 14-të e protestës. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës

Këtë të shtunë ashtu siç ishte njoftuar ka nisur në orën 18:00 protesta e 14-të e qytetarëve në Tiranë kundër ndërtimit në Zvërnec. Qytetarët të...
22:59 | 13/06/2026

Kush po dallohet në protestë? Nurellari: Po dalin figura të forta nga këto lëvizje

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e...
22:31 | 13/06/2026

“Më tremb retorika naziste: Do i zhdukim këta do sjellim të renë”, Gjyli: Na thoni pak manualin se jam trembur

Analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli ka ngritur pikëpyetje mbi përmbajtjen dhe drejtimin politik të protestës në Tiranë , duke shprehur rezerva ndaj gjuhës së përdorur...
22:16 | 13/06/2026