Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça

14 Qershor 2026 | 15:11

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë e Tiranës për llogari të drejtorisë vendore të policisë së Korçës, pasi dyshohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi financiar duke shfrytëzuar besimin e qytetarëve në nevojë.

Sipas burimeve hetimore, Adi Hodo dhe Paola Zyber prezantoheshin tek qytetarët si përfaqësues të një organizate bamirësie, duke u premtuar ndihma dhe mbështetje financiare.

Në fokus të tyre ishin kryesisht familjet me vështirësi ekonomike, si edhe persona me aftësi të kufizuara intelektuale.

Pasi fitonin besimin e tyre, të dyshuarit siguronin kopje ose fotografi të kartave të identitetit dhe të dhëna të tjera personale.

Më pas, sipas hetimeve, këto të dhëna përdoreshin pa dijeninë e qytetarëve për të aplikuar kredi online pranë institucioneve të mikrokredisë.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se në disa raste kreditë janë marrë në emër të personave të mashtruar, të cilët nuk kishin asnjë dijeni se mbi identitetin e tyre ishin krijuar detyrime financiare. Dyshohet se në këtë skemë është përdorur edhe një institucion mikrokredie që operon në vend.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar numrin e saktë të viktimave dhe dëmin ekonomik të shkaktuar nga kjo veprimtari e dyshuar kriminale.

Policia u bën apel qytetarëve të mos dorëzojnë dokumentet personale tek persona të panjohur dhe të denoncojnë çdo rast kur dyshojnë se të dhënat e tyre mund të jenë përdorur në mënyrë të paligjshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E pazakontë në bregdetin e jugut, peshkaqeni dhelpër kapet në Borsh

Në bregdetin e jugut është raportuar një rast i pazakontë, ku në rrjetat e peshkatarëve në zonën e Borshit ka rënë një peshkaqen i tipit...
11:41 | 16/06/2026

Seanca në themel për gjyqin e Veliajt, kryebashkiaku nuk është i pranishëm, refuzon qëndrimin në kafaz

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur këtë të martë seanca e radhës e gjykimit në themel për kryebashkiakun...
10:44 | 16/06/2026

Detaje nga aksidenti detar në Ksamil, 22-vjeçari mori insulinë para përplasjes fatale

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik detar i mbasdites së së hënës në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi. Sipas...
10:41 | 16/06/2026