Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës

15 Qershor 2026 | 00:05

Në ditën e 15-të të protestës, pas mbylljes së fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin përtej qendrës së Tiranës dhe unazës së vogël.

Marshimi ka vijuar deri pas mesnatës. Fillimisht pas marshimit në disa akse rrugore në qendër të Tiranës, protestuesit u drejtuan nga zona e Laprakës, Kamzës dhe më pas vijuan lëvizjen në autostradën Tiranë-Durrës.

Gjatë marshimit u mbajtën flamuj kombëtarë dhe u artikuluan thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit përsëritën kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe institucionale.

Pjesmarrësit në tubim deklaruan se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi në ditën e saj të 15-të.  Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe...
21:32 | 14/06/2026

FOTOT/ Pankartat e ditës së 15 të protestës qytetar në Tiranë

Kreativiteti dhe ironia kanë qenë sërish të pranishme në protestën e 15-të të qytetarëve që po zhvillohet këtë të diel në Tiranë. Mes pjesëmarrësve të...
20:49 | 14/06/2026

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë e Tiranës për llogari të drejtorisë vendore të policisë së Korçës, pasi dyshohen se kanë ngritur një...
15:11 | 14/06/2026