Prezantimi i IDH, VanHorn: Investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta. Fusha e lojës është e barabartë

15 Qershor 2026 | 16:57

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn këtë të hënë ka marrë pjesë në prezantimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Investimet e Huaja Direkte, IDH. VanHorn gjatë fjalës së saj u shpreh se Shqipëria është e hapur për biznes, por shtoi se në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të saj dhe plotëson standardet ndërkombëtare.

Ndër të tjera ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi. Sipas saj, investitorët kanë nevojë për besim dhe se rregullat janë të qarta. Ajo shtoi se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga disa aktorë.

“Dhoma Amerikane ka një talent të vërtetë për të kthyer prioritetet e përbashkëta në veprime të përbashkëta dhe ky i sotmi është një shembull i përsosur. Ministre Ibrahimaj, është kënaqësi t’ju shoh këtu.

Udhëheqja e ministrisë suaj mbi mekanizmin e shqyrtimit të investimeve ka qenë thelbësor dhe Shtetet e Bashkuara janë të krenara të qëndrojnë krah jush.

Pra, do të flas shkurt, sepse substanca e vërtetë ndodhet në prezantimet dhe diskutimet që do të pasojnë. Por dua të them disa gjëra nga perspektiva e ambasadës.

Kjo është shumë e rëndësishme. Kuadri i shqyrtimit të IHD-së (Investimeve të Huaja Direkte) të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik – është një deklaratë strategjike. Tregon se Shqipëria është e hapur për biznes, por në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe plotëson standardet ndërkombëtare.

Dhe investitorët po i kushtojnë vëmendje -përfshirë ata amerikanë. Kompanitë amerikane janë këtu – në energji, ndërtim dhe teknologji – dhe shumë të tjera po shikojnë të vijnë. Por investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne.

Kur Presidenti Trump shpalli politikën e investimeve të Amerikës vitin e kaluar, ai theksoi një parim të thjeshtë: mirëpritni investimet që forcojnë rritjen ekonomike duke siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strategjikë të mbeten të sigurt. Qasja e Shqipërisë për shqyrtimin e investimeve është ndërtuar mbi të njëjtin parim. Dhe kjo përputhje ka rëndësi.

Natyrisht, miratimi i një ligji është fillimi, jo fundi. Zbatimi është vendi ku këto përpjekje kanë sukses ose dështojnë -dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi. Ne do të vazhdojmë të punojmë me Ministren Ibrahimaj dhe me ministri e institucione të tjera që do ta sjellin këtë kuadër në jetë.

Komunitetit të biznesit në këtë sallë: Mekanizmat e shqyrtimit janë krijuar për t’ju mbrojtur. Kur rregullat janë të parashikueshme dhe zbatimi është i qëndrueshëm, të gjithë përfitojnë – dhe ky është mjedisi që tërheq llojin e investimeve afatgjata dhe cilësore që Shqipëria meriton.

Ndaj sot bëhet fjalë për të sjellë të gjithë në të njëjtën tryezë – për të kuptuar çfarë nënkupton ky kuadër, si funksionon dhe çfarë vjen më pas. Shqipëria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm përpara, dhe mirëpresim punën që na pret”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 16 e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në Tiranë

Ashtu si çdo ditë, edhe këtë të hënë që shënon ditën e 16-të të protestave, aktivistët dhe qytetarët, pasi u mblodhën në Sheshin “Skënderbej”, nisën...
18:58 | 15/06/2026

Korça u kthye për tre ditë në qendër të artit bashkëkohor ndërkombëtar

Ka përfunduar në Korçë edicioni i katërt i “Gjon Mili Video Art Festival”, aktiviteti që për tre ditë me radhë e ktheu qytetin në një...
18:47 | 15/06/2026

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagosen 4 persona (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Libofshë, pranë fshatit Petove. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Range...
17:25 | 15/06/2026