“Shpërndajeni Parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, Neomalësorja reagon për mandatin
Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku e njohur gjerësisht si Neomalësorja, ka reaguar sërish pas diskutimeve në rrjet lidhur me mandatin e saj pasi ajo vendosi të largohej nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe të dilte e pavarur.
Në një postim në faqen e saj në Facebook, Koçeku sfidon forcën politike ku aderonte deri para disa ditësh që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, duke shprehur bindjen se do të jetë në gjendje ta fitojë vetë mandatin, madje në Tiranë.
“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, shkruan ajo në Facebook.
Trafikuan 50 tonë kokainë, SPAK godet grupin kriminal, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
Trafikuan 4.3 ton drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE, SPAK dërgon për gjykim 10 persona
- 14:22 Golashënuesi iranian akuzohet për festim “me armë”
- 14:14 Kina goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda
- 14:11 Trump: Rusia duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën dhe Izraeli duhet të ndalojë sulmet
- 13:58 Trump: Marrëveshja e thotë qartë dhe fuqishëm se Irani nuk do të ketë armë bërthamore
- 13:42 Trafikuan 50 tonë kokainë, SPAK godet grupin kriminal, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri
- 13:36 Nesër festimet e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Aviacioni Civil kufizon përkohësisht hapësirën ajrore pranë Pallatit të Kongreseve