Raporti i PE, reagon Bardhi: Rama të dëgjojë zërin e eurodeputetëve
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Raportin e Parlamentit Evropian për zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë dhe projektin e zhvillimit në Zvërnec. Rama në reagimin e tij garantoi se zona e Vjosë-Nartës dhe habitatet e flamingove do të mbrohen, ndërsa zhvillimi i Zvërnecit do të vijojë mbi bazën e një vlerësimi të ndikimit në mjedis sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Bardhi në reagimin e tij theksoi se Parlamenti Evropian kërkoi të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura.
Ai ndër të tjera, shtoi se PE theksoi se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.
Sipas tij, Rama duhet të dëgjojë zërin e eurodeputetëve dhe të shfuqizojë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura.
“Parlamenti Evropian flet me një zë të unifikuar me qytetarët shqiptarë që protestojnë prej ditësh: të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesën e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, si dhe me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27.
Por Edi Rama, që duket se ka humbur edhe sensin e të kuptuarit, bën sikur nuk di të lexojë. Amendamenti shtesë i miratuar sot nga Parlamenti Evropian në Raportin për Shqipërinë:
* shpreh shqetësim serioz se zhvillimet e vazhdueshme brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë tregojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlera të njohura ekologjike;
* shpreh se po ndjek nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen në këtë drejtim;
* u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të pajisjes me leje, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesën e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, si dhe me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27, dhe derisa të sigurohet përputhshmëria e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës; dhe
* thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.
Tani Edi Rama ka vetëm një detyrë: të dëgjojë zërin e eurodeputetëve dhe të shfuqizojë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura. Projektligji është depozituar prej nesh në Kuvend prej një muaji dhe pret votën e deputetëve”, u shpreh Bardhi në reagimin e tij.
Sëmundjet kardiovaskulare të parat në listë, mjekja: Jemi popullatë neglizhente
Sezoni veror, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda deri më 15 shtator
Rama: A është Evropa gati për momentin e saj të ardhshëm të Helmut Kohl?
- 19:12 Sulmuesi Elye Wahi në hetim për manipulim ndeshjesh
- 19:11 Raporti i UNICEF: Fëmijët në botë të rrezikuar nga ndryshimet klimatike
- 19:07 Sëmundjet kardiovaskulare të parat në listë, mjekja: Jemi popullatë neglizhente
- 18:58 Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet së shpejti, një kopje i është dërguar Izraelit
- 18:58 Buxheti i shtetit, 3.6 mld euro në 5 muaj, kryesojnë TVSH dhe tatimi i pagave
- 18:44 Grabitje si nëpër filma në Britani, autorët shkulin me vinç bankomatin dhe arratisen (VIDEO)